Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë kemi për obligim për ta kujtuar trashëgimin e princit të pavdekshëm Arbëror. Figura e tij po aq sa ka rëndësi për të kaluarën, po aq është e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve. Kodi kastriotan mbetet simbol i bashkimit, rezistencës, dhe luftës për liri. Lufta e lavdishme që e drejtoi, motivet që shtynë të braktis ushtrinë osmane, e cila e kishte kidnapuar që në fëmijë dhe i ofronte karrierë të pasur, dëshmon për madhështinë e lavdishme të veprës së tij. Sepse për Skënderbeun shpëtimi i Shqipërisë ishte misioni më i madh fisnik jetësor. Synim edhe të cilin e bëri realitet duke luftuar kundër Perandorisë Osmane.
Prandaj, ruajta e kësaj tradite në piedestalin e dhe panteonin e historisë sonë kombëtare na mëson edhe për rrugën që duhet ta ndjekim gjithmonë. Brenda kësaj trashëgime shqiptarët do të jenë gjithmonë të sigurt për t’u mbrojtur përjetësisht si duhet.
Ju presim ne shesh të festojm se bashku, te rritemi se bashku, e te fuqizoehmi si bashku kundër qdo hordhie pushtuese ashtu siq na donte i madhi i pa vdekshmi A’T Gjergj Kastrioti
Organizuar nga Korporata Kryeziu, Organizata Shqiptaria dhe organizatat si motra!

Shiko videon:
https://www.facebook.com/korporatakryeziu/videos/1191129142338318